Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas.
Bordi i Transparencës njofton se në mbledhje u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Gjithashtu u vendos që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 në orën 18:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi ndër të tjera tërhoqi vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Sipas njoftimit në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh
Berisha nga Asambleja e IDC-CDI: Do të krijohet një grup pune ndërkombëtar për të mbledhur fakte mbi narko-shtetin në Shqipëri
- 20:35 Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 20:31 Episodi i pazakontë, bizoni ndjek të moshuarin në SHBA, momenti kur e godet në ajër
- 20:30 Akuza për korrupsion, Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetimet për presidentin e United Auto Workers
- 20:29 OBSH: Sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në botë
- 20:23 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 20:23 Debate për reformën, qeveria në Hungari voton shkarkimin e presidentit