Borrell: Kurti dhe Vuçiç shprehën gatishmëri për planin evropian
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjatë një konference për shtyp, Borrell u shpreh se të dy udhëheqësit shprehën gatishmëri për planin evropian dhe shtoi se mund të ketë një tjetër takim në muajin mars.
“Kanë shprehur gatishmërinë e tyre për implementimin e marrëveshjeve, por duhen ende negociata për të pasur një vendim për implementimin e modaliteteve specifike për marrëveshjet. Kjo do të thotë që angazhimi diplomatik do të vazhdojë dhe do të kemi një takim tjetër midis dy liderëve në mes të marsit, me qëllim për të finalizuar diskutimet dhe për të implementuar marrëveshjet.
Dua të them që BE ka rikujtuar të dyja palët për detyrimet që kanë nga marrëveshjet e mëparshme. Nga mesi i marsit, Miroslav Lajçak do duhet të shkojë sërish në Kosovë dhe Serbi, për t’i vizituar, për t’i ndjekur dhe për t’i përgatitur për takimin e radhës të nivelit të lartë”, theksoi ai.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ka pasur një takim të vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel.
“Besoj se do të kemi shumë takime në periudhën e arshshme”, tha ai.
Kurti dhe Vuçic zhvilluan takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026