Bosët e dinarit që financojnë enklavën serbe në Kosovë 

3 Shkurt 2024 | 19:57

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për të hequr nga përdorimi dinarin serb.

Përdorimi i valutës së huaj për pagesa, në një shtet ku monedha zyrtare është euro, duket se nuk shkon përshtat as me rregullat e Bankës Qendrore, e as me legjislacionin në fuqi. Madje, e gjithë logjika e këtij ndryshimi të shpallur në 17 janar dhe të ekzekutuar më 1 shkurt përmblidhet në nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës.

“Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme. Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës është i pavarur dhe quhet Banka Qendrore e Republikës së Kosovës”, nënvizohet në Kushtetutë.

Eksperti i Çështjeve Bankare, Flamur Keqa, deklaroi për Money: “Dinari, heqja e atributit që e ka sot duhet të hynte në fuqi që nga koha hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, por arsyet që nuk ka hyrë në fuqi lidhen me politikën dhe ekonominë”.

Pensionistët në radhët e komunitetit serb, të pamësuar me përdorimin e kartave dhe euron si mjet pagese, kanë ngritur shqetësime se mund të hasin pengesa gjatë kësaj periudhë. Por, tranzicioni nuk duket se do të jetë i vështirë, pasi thesari në Kosovë transferon 27 000 pagesa pensionesh në llogari bankare në valutën euro. Kjo do të thotë se 35% e qytetarëve të moshës së tretë, kanë llogari në banka dhe përfitimet shtesë që marrin nga Serbia, mund të transferohen lehtësisht në to. E njëjta gjë vlen edhe për 2200 familje që përfitojnë nga asistenca sociale nga Republika e Kosovës.

“Një prej fenomeneve kryesore që ka krijuar stabiltet financiar dhe ekonomik në Kosovë, është adoptimi i Euros dhe mund të them që adoptimi i saj për popullatën serbe do të krijonte edhe për ta stabilitet financiar”, deklaroi eksperti Keqja.

Familjet serbe në veri të Kosovës kanë pasur dhe kanë privilegjin të kenë dy llogari bankare aktive dhe statistikisht, janë 43 mijë llogari aktive ku transferohen para dhe bazuar në kostot e jetesës e nivelin e pagave dhe pensioneve në shkallë kombëtare, Serbia dërgon për enklavën e saj një fond mujor deri në 15 milionë euro, të konvertuar në këtë valutë.

“Ky është “hapi më i rrezikshëm në përshkallëzimin e Prishtinës deri më tani” pasi, pezullimi i pagesave në dinarë prek menjëherë më shumë se 100 000 serbë, si dhe grupe të ndryshme etnike”, deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Eksperti flamur Keqja e këshilloi komunitetin serb ta pranojë këtë vendim të ndërgjegjësohen dhe ta shohin në aspektin ekonomik.

“Qarkullimi i dinarit në veri të Kosovës, ka qenë një dukuri negative. Unë do këshilloja komunitetin serb të mos reagojë në mënyrë negative. Kërkoj nga ata që të vetëdijësohen, sepse dhe nga përvojat që kemi pasur dhe kemi jetuar në kohën ish-Jugosllavisë. Kemi pasur inflacion dhe në cdo moment kur kanë pasur pagesa të pagave në dinar, automatikisht kemi qenë të interesuar t’i konvertojmë në markë gjermane apo dollarë”, tha ai.

Avokati Tom Gashi tha se deri në momentin që të mos ketë më struktura ilegale në Kosovë, Serbia le të kryejë pagesat me euro.

“Nëse Serbia dëshiron t’i paguajë këtë mjekë e mësues, le ta bëjë me euro, sepse do të vijë një ditë kur neve nuk do të kemi struktura paralele të Serbisë në Kosovë, dhe shtetet perëndimorë që kanë rolin e zjarrfikësit, dhe gjithmonë propozojnë shtyrje të afateve”, tha Gashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026