English

Fundi i bosëve të dinarit, monedha që flet serbisht në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për të hequr nga përdorimi dinarin serb.

- Advertisement -

Një dokument i pa firmosur qendronte nëpër sirtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga viti 2008 kur vendi shpalli pavarësinë dhe bota i njohu asaj kufijtë që ka sot. Heqja dinarit në sistemin e përfitimeve e pagesave dhe përdorimi i euros në shkallë të gjerë ishte një detyrim që duhet të prekte gjithë territorin i cili mbrohet nga Kushtetuta, përfshi edhe pjesën e veriut ku Euro shpërfillej e shihej si valutë e huaj. Mjaftoi vetëm një sinjal dhe caktimi i një date të shpejtë për ekzekutimin e vendimit, dhe pas tij nuk mungoi debati i përhershëm që prodhon tensione, e që nxit edhe ndërkombëtarët të shfaqin mendimet e tyre.

Veriu i Kosovës nuk është një zonë e qetë, sepse banorët aty janë të destinuar të bëjnë një jetë që tërhiqet dhe shtyhet nga dy qeveri, njëra në veri që flet dhe urdhëron në gjuhën serbe dhe tjetra që komandon në gjuhën shqipe. Më shumë se 50 mijë serbë, nga 120 mijë që llogariten se jetojnë në Kosovë, janë të vendosur në pjesën veriore dhe përbëjnë atë që quhet enklava serbe. Qeverisja aty është e ndërlikuar për shkak se fëmijët duhet të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, por duke mësuar në shkolla, ku në njërën klasë shkruhet serbisht e në tjetrën shqip. Edhe mjekët, punonjësit socialë e pensionistët, një ndasi të tillë e prekin në fillim të çdo muaji, tek pagesat që marrin, ca në dinarë e ca në euro.

Avokati Tom Gashi u shpreh për Money: “Dinari nuk ka qenë kurrë valutë zyrtare në Kosovë. Respektivisht, që kur Kosova ka shpallur pavarësinë, kështu që dinari është përdorur gjithmonë si mjet për pagesën e strukutrave ilegale, pastaj për pagesën e strukturave paralele, të cilat fatkeqësisht ende janë në Kosovë, edhe pse me intensitet shumë më të vogël se më përpara dhe janë përdorur për pagesën e mjekëve, mësuesve dhe shkollave, të cilat kanë ende programet e Serbisë, dhe që një pjesë e madhe e tyre financohet direkt nga Serbia dhe jo nga Kosova”.

Jeta e komunitetit serb në Kosovë është e lidhur me shtetin e tyrë amë. Një radio dhe një televizion lokal transmetojnë lajme, muzikë e filma që nuk flasin shqip. Ata përfitojnë paga, pensione e asistenca, kur një kamion me dinarë vjen dhe i shpërndan ato përmes bankës Popullore të Serbisë. Por, ky kamion duhet të ndryshojë kurs tashmë e drejtuesit shpirtërorë të këtij komuniteti ta mbajnë dinarin në Beograd dhe të orientojnë enklavën që nëpër markete, bare, banka e zyra vendore, të paguajnë vetëm me euro. Dhe këtë e ka vendosur me kompetencë të plotë Banka Qendrore e Kosovës.

Eksperti i Çështjeve Bankare, Flamur Keqa, deklaroi se dinarit askush nuk ia mohon të jetë prezent në Kosovë, por vetëm i hiqet forma zyrtare siç ka qenë deri më tani.

“Kjo rregullore nuk ia mohon dinarit të jetë prezent, por ia mohon të jetë prezent në formën që ka qenë deri më sot. Dmth me këtë rregullore parashikohet që dinari mos të jetë mjet pagese zyrtare në tregjet e Kosovë, dhe të mos jetë valutë në sistemin e pagesave nga institucionet financiare bankare, të cilat licencohen dhe mbikëqyren nga BQK”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?