‘Botë e errët’, 8-vjeçarja rrëfen e përlotur dhimbjen për shembjen e banesës
Që nga e mërkura, gjithçka ka ndryshuar për familjen Feta në zonën e 5 Majit. Ajo që mund të quhet jete e re, e 8 anëtareve të kësaj familjeje është mes rrënojave dhe strehës së tyre të re me qira aty pranë.
Amina 8 vjeçe nuk arrin ta besojë se nuk ka më dhomën e saj, këndin ku mësonte, ku luante. Fadromat nuk i kanë rrënuar vetëm shtëpinë, por edhe kujtimet.
“Më erdhi keq për shtëpinë se kam jetuar shumë gjatë këtu. Këtu kam jetuar gjithmonë. Këtu kam pasur shumë kujtime të bukura”, shprehet ajo.
Ndërsa prek rrënojat, duket sikur do të mbledhë copëzat e kujtimeve që mbarte streha e saj e dikurshme.
“Bëja detyrat dhe më pas dilja dhe luaja”, tregon vajza e vogël me lot në sy.
Amina është e trishtuar jo vetëm për veten, por për edhe për gjyshin e saj, që e shoqëron sa herë që ajo dëshiron të shkojë tek rrënojat.
“Vetëm është mërzitur dhe trishtuar, pi ilaçet, shtrihe, çohet. Një botë e errët ku s’ke ku të lëvizësh, shumë e dhimbshme që të shikosh tënde që t’i jep jetën për të ta shikosh duke u shembur”, tregon ajo.
Qemal Feta në gjendje të ngarkuar psikologjike e ka të vështirë të pranojë që puna dhe mundi i një jetë u shua papritur.
“Na ka në shkatërruar objektin pa firmosur fare”, tregon ai.
Ai thotë se i ka humbur shpresat se do ta shohë sërish familjen e tij në një shtëpi të tyren. Pak metra me tutje është banesa ku ata rrine me qira.
“Nusja ka 4 kalamaj të vegjël, si do e përballojmë? Qiraja është 200 mijë lekë”, tregon i moshuari.
Që prej 1989 i vendosur në këtë zonë, i moshuari nuk ka mundur ta legalizojë edhe pse ka tentuar shumë herë.
Tashmë me çështjen të hedhur në gjyq familja Feta nuk pranon të firmosin marrëveshje me bashkinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës