Brahaj-Sejamini debat për paraqitjen e Ramës në Komisionin per inceneratorët
Neritan Sejamini, drejtor informacioni Euroneës Albania dhe Aranita Brahaj, drejtoreshe Ekzekutive në ‘Open Data Albania’ debatuan në Now me Erla Mëhillin rreth artikulimit të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Sejamini tha se Rama shkoi të dëshmojë për inceneratorët me dy strategji.
“Ai vajti me një qëllim të caktuar dhe ia doli deri diku qëllimit të vet. Kishte dy strategji të dukshme: një ishte që të kapte pikat e dobëta të akuzave të opozitës dhe t’i përdorte ato për t’i diskredituar dhe mbi bazën e tyre të thoshte gjithçka që kanë bërë këta është e tillë”, u shpreh Sejamini.
“E dyta është që vajti për të treguar me dhunë që ka ndryshuar mënyra e menaxhimit të plehrave”, shtoi ai.
Zonja Brahaj, në anën tjetër tha se ky komision ishte shumë i nevojshëm që të ushtronte edhe një lloj presioni ndaj SPAK.
“A ishte normale që SPAK-u kishte fakte të publikuara kryesisht dhe është në një investigim në nivel shumë të lartë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak