Braimllari: Opozita duhet të bashkohet, Basha nuk takonte Kryemadhin

29 Qershor 2022 | 21:28

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari deklaroi se oopzita duhet të bashkohet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Braillari u shpreh se protesta e 7 korrikut, është një përgjigje e shpejtë ndaj qeverisë dhe se opozita do të grumbullojë forcat në shtator.

“7 korriku nuk duhet konceptuar si vetëm thjesht si protstë një partie politike. Ka parti politike sepse e thirri zoti Berisha në një takim me shoqërinë civile, por është më e gjerë. Nuk dua ta mbes rolin e opozitës vetëm te protesta e 7 korrikut.

Pas korrikut vjen shtatori dhe të gjitha forcat e opozitës do të jenë në terren. 7 korriku është një përgjigje e shpejtë ndaj qeverisë. Opozita, PD, LSI dhe të gjithë faktorët duhet të bëhen bashkë”, theksoi ai.

Brahillari nënvizoi se ish-kryedemokrati Lulzim Basha kishte komplekse nga LSI-ja dhe nuk takonte kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhi apo aleatët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026