Braimllari: Partia e Lirisë do të garojë për Këshillat Bashkiakë
Sekretari Organizativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari deklaroi se kjo forcë politike synon Këshillat Bashkiakë, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braimllari u shpreh se Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatë e opozitës në 61 bashkitë e vendit, ku nënvizoi se procesi do të ndiqet nga Partia Demokratike.
“Partia e Lirisë e ka bërë të qartë që do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, do të kandidojë fort në Këshillat Bashkiakë. Nga ana tjetër, i kemi konsumuar të gjitha energjitë tona për të pasur një bashkim të figurave opozitare, me qëllim që opozita të dalë e bashkuar.
Në këtë kuadër, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për kryetarë bashkie, por ia kemi lënë Partisë Demokratike, si partia kryesore e opozitës. Ne do të kandidojmë fort për Këshillat Bashkiakë, por do të mbështesim kandidatët e opozitës në 61 bashkitë e vendit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Berishës i bashkohet një tjetër deputet: Përgatitemi për primare dhe protesta
- “Babale” bashkon PD-në, Salianji: Ogur i mirë për zgjedhjet vendore
- Rama për pensionistët: Luftë apo jo, do e marrin bonusin e fundvitit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)