Braktis arrestin në shtëpi, vjedh makinën dhe arratiset, arrestohet adoleshenti

15 Korrik 2025 | 13:34

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet në lagjen “Emin Matraxhiu”

I riu, me inicialet E. B., pasi vodhi automjetin u largua me të drejt Tiranës.

Policia reagoi menjëherë, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën “Kastriotët”, në kryeqytet.

Nga verifikimet rezultoi se 19-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata e Elbasanit për vepra të mëparshme të “vjedhjes”. Gjithashtu, gjatë kontrollit, u konstatua se ai po drejtonte automjetin e vjedhur pa leje drejtimi.

Ndaj 19-vjeçarit u mor masa e arrestit për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026