“Braktisa dasmën dhe shkova në stadium luajta”- Historia e pazakontë e Lulzime Dukës

25 Shkurt 2024 | 18:37

Ish-volejbollistja Lulzime Duka ka rrëfyer në emisionin “Profil” në Euronews Albania një histori të pazakontë nga jeta e saj personale.

Duka ka treguar se në vitin 1984, ajo ka braktisur dasmën e saj, për të shkuar për të luajtur në ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës.

Ajo tha se kur shkoi në stadium i kanë dhuruar një emocion shumë të madh, janë ngritur në këmbë të gjithë dhe i kanë dhuruar edhe një tufë me lule.

Sipas Dokës, kur përfundoi ndjeshjen, ajo shkoi sërish në damsë, ku i gjeti njerëzit duke kërcyer dhe gjithçka vijoi normalisht.

“Në 84-ën kishim ndeshjen e fundit me Shkodrën dhe federata shqiptare i bëri një kërkesë klubit të Vllaznisë, se kishim ndeshje të shtunën, se unë të shtunën do martohesha dhe ata pranuan paraprakisht. Kur e morën vesh arsyen që pse, ata thanë ‘jo, duam kalendar’. Ela nuk ishte, Ela Tase, isha vetëm unë. Nëse unë nuk do shkoja, mendohej se do humbej, sepse ishin dy lojtaret kryesore që mungonin.

Ekipi ‘jo’ më thanë mua… I thashë unë do vij. Ishin ndarë ftesat, ishte bërë çdo gjë gati. Kishim të mërkurën për të lënë për ndeshje, ata thanë ‘jo e duam në kalendar, e duam të shtunën’. Dhe unë u detyrova të heq fustanin e nuses, ashtu siç isha, me ato karficat. Shkova në stadium. Edhe atë i them edhe Shkodrës, më keni bërë një dëm, por më keni sjellë edhe një emocion të jashtëzakonshëm.

Sepse ata kur e morën vesh që unë do shkoja, u ngritën të gjithë në këmbë, më kishin bërë edhe një tufë me lule. Dhe më kanë duartrokitur dhe kam marrë një emocion shumë të bukur dhe harrova që unë do shkoja prapë në dasëm nuse. Edhe u vesha dhe gjeta dasmorët duke kërcyer edhe vazhdoi dasma”, tha Duka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026