Brdaric ëndërron finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia e plotë përballë Dinamos

22 Prill 2025 | 19:00

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku Dinamo përballet me Vllazninë në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani udhëton drejt Rrogozhinës për të sfiduar Egnatian.

Katër skuadrat që ndodhen edhe në fazën “Final 4” të kampionatit, përballen kësaj here në një tjetër kompeticion prestigjioz: Kupën e Shqipërisë.

Shkodranët, të udhëhequr nga trajneri Thomas Brdaric, e konsiderojnë trofeun e Kupës si një kurorëzim të punës së bërë gjatë gjithë sezonit.

“Është momenti të marrim atë për të cilën kemi punuar që nga fillimi i sezonit. Ndeshja e parë u mbyll 0-0 në shtëpi, ndaj në Elbasan duhet të jemi maksimalisht të përqendruar si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje,” u shpreh Brdaric.

Trajneri theksoi gjithashtu se skuadra është përgatitur për çdo skenar, edhe në rast se ndeshja shkon përtej kohës së rregullt.

“Punojmë fort për ta mbyllur ndeshjen brenda 90 minutave, por jemi të gatshëm edhe për më shumë. Jemi të përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht. Lojtarëve u kujtoj të jenë të disiplinuar dhe të luajnë me pasion për këtë sfidë të veçantë,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, kapiteni Bekim Balaj vlerësoi se kjo ndeshje mund të ketë tre rezultate, ndaj kërkon përqendrim maksimal.

“Kjo është një finale për ne. Pas 0-0 në Shkodër, gjithçka është e hapur. Kemi një gjendje të mirë psikologjike dhe do të luftojmë për vendin e dytë në ‘Final 4’. Jemi të gatshëm të japim më të mirën,” tha Balaj.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të gjysmëfinaleve, Egnatia do të kërkojë të përmbysë humbjen minimale 0-1 ndaj Partizanit, në një tjetër përballje të fortë që do të përcaktojë finalistët e Kupës së Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026