Brenda 2 vitesh bullgarët do përfshihen në kushtetutën e RMV-së, thotë ministri
Pak ditë më parë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, çka i mundësoi sot hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Tanimë, të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të përfshihen në kushtetutë.
Në një intervistë për “Euronews Albania” nga Brukseli, ministri për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën në RMV, Admirim Aliti tha është planifikuar që ndryshimet kushtetuese të bëhen brenda dy viteve.
Ai theksoi se do të ndryshojë vetëm preambula, ku do të theksohet se përveç maqedonasve dhe shqiptarëve, në RMV jetojnë edhe nacionalitete të tjera, si bullgarët.
“Kur jemi te ndryshimet kushtetuese, planifikimet tona janë që brenda dy vitesh të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe shpresojmë se deri në afat të gjithë faktorët politikë do të binden se kjo është më e mira për Maqedoninë e Veriut dhe shpresojmë se nuk do të kemi opozitë ndaj atyre ndryshimeve kushtetuese.
Planifikimi është që të ndryshohet preambula ku ne si shtet konfirmojmë se përveç maqedonasve dhe shqiptarëve, ka edhe nacionalitete të tjera të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Aliti.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit