“Brenda 2027 të jenë mbyllur të gjithë grup-kapitujt”, Rama: Jemi të vendosur

14 Prill 2025 | 19:49

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Luksemburg ku mbajti një Konferencë të përbashkët shtypi me Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

Ai tha se në këtë takim Shqipëria tregon vendosmërinë, vullnetin dhe pasionin e plotë për të arritur që deri në vitin 2027 Shqipëria të ketë çekur, por edhe mbyllur të gjithë grup-kapitujt për anëtarësimin e saj në BE.

“Kam vetëm fjalë mirënjohje për presidencën polake, për udhëheqjen e saj të qëndrueshme për ta çuar përpara këtë proces. Falenderimet tona të veçanta shkojnë edhe për Këshillin evropian, si dhe për komisioneren për zgjerimin e BE-së Marta Kos.

Po presim me padurim që të sigurohemi së bashku që brenda vitit 2027 të gjithë grup-kapitujt, jo vetëm të jenë çelur por të jenë mbyllur. Është super-ambicioze, por jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë, vendosmërinë tonë dhe pasionin tonë të plotë për ta arritur këtë. Për Shqipërinë kjo është një zgjedhje ekzistenciale jete”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026