“Brenda vitit më vdiq nëna e bashkëshorti”, ish-pacientja rrëfen betejat me kancerin
Linda Tafaj, një –ish paciente e cila ka fituar betejën me kancerin tha në emisionin “Revieë” në Euronews, se edhe pse në 6 vite ajo pati dy humbje shumë të mëdha për shkak të kësaj sëmundje, sërish ia doli të gjejë forcën për të fituar betejën e saj.
Ajo tha se në 6 vite ajo kishte humbur nënën dhe bashkëshortin të cilët të dy ishin diagnostikuar me kancer të llojit terminal, e pas tyre ajo mësoi se edhe vetë ishte e prekur nga kanceri i gjirit.
“Unë kam pasur shumë përvoja me kancerin në 6 vitet e fundit. Rasti im i vuri kapakun. Brenda vitit më vdiq mami, dhe bashkëshorti nga kanceri. Mami kishte kancer në pankreas, që nuk kishte asnjëlloj shpëtimi mesa na thanë mjekët.
Bashkëshorti pati kancer në mushkri dhe metastaza në kokë, gjithashtu ai ishte i patrajtueshëm dhimbja ime ishte e papërshkrueshme në të gjitha dimensionet, sepse duhet të luftojë me situatën , duhet të përpiqesha të gjeja ndonjë zgjidhje.
Shumë shpejt kuptova se në ato situate nuk mund të gjeja zgjidhje, kështu që duhet të gjeja forcë e tu jepja shpresë atyre. Kur kisha mamin e më pas bashkëshortin sëmure unë doja që ata të merrnin kujdesin, respektin dhe dashurinë maksimale dhe të iknin nga kjo botë të qetë. Ishte shumë e dhimbshme. Kur më ra mua kjo, për vajzat e mia kjo ishte një traumë dhe një zhgënjim shumë i madh”,-tha Linda Tafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë