Brighton frenon Manchester Cityn, 1 barazim pas 12 fitoresh radhazi

25 Maj 2023 | 16:30

Kampionati anglez po shkon drejt fundit, me Manchester Cityn e shpallur kampion, ndërsa skuadra e Guardiolës ka nisur të kursejë energjitë për finalen e Champions League.

Mbrëmjen e së mërkurës ‘the cityzens’ barazuan me Brightonin në transfertë. Përballja u mbyll në shifrat 1-1, ndërsa golat u shënuan nga Foden dhe më pas Encizo. 3 gola u anulluan, 2 për Brighton dhe një për Manchester Cityn i shënuar nga Haaland.

Në kampionatin anglez mbetet dhe një ndeshje për t’u luajtur, ndërsa edhe në rast humbje të the cityzens në javën e fundit ndaj Brentford, nuk ndryshon asgjë.

Mbrëmjen e së enjtes luhet supersfida Manchester United-Chelsea. Londinezët janë jashtë cdo gare dhe objektivi, kështu që përballja luhet më tepër për prestigj, pasi dhe djajtë e kuq kanë siguruar pjesëmarrjen në ligat evropiane për sezonin e ardhshëm. Një fitore sonte ndaj Chelseas u siguron atyre biletën për Ligën e Kampionëve, ndërsa mungesat mbeten një problem tashmë prej muajsh. Ky fakt nuk e pengon Manchester United të cilësohet favorit për fitimin e ndeshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026