Britania dërgon personel dhe automjete në Kosovë për stërvitje me KFOR-in

25 Shtator 2024 | 12:11

Britania e Madhe ka dërguar personel dhe automjete në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, thotë se janë ushtrime rutinore.

Në një njoftim për media, KFOR-i tha se personeli dhe automjetet nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit kanë mbërritur të mërkurën në Durrës, Shqipëri, dhe do të zhvendosen në Kosovës përmes rrugës tokësore.

Ai nuk tregoi se sa pjesëtarë të personelit apo automjete janë dërguar.

“Siç është thënë më herët, Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit, do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, deri në fund të tetorit”, thuhet në njoftim.

Më herët këtë muaj, Britania i dërgoi më shumë se 300 trupa në Kosovë për këto ushtrime rutinore.

KFOR-i theksoi se “qëllim i stërvitjeve është testimi i procedurave ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit”.

Kontingjenti britanik do të kthehet në Britani të Madhe sapo të përfundojnë ushtrimet në tetor, tha misioni paqeruajtës.

Zhvendosja në Kosovë i personelit dhe automjeteve të ushtrisë britanike për stërvitje u bë disa javë pasi KFOR-i zhvilloi atë që e quajti trajnim mbi urën e Ibrit, e cila ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë, shkruan REL.

Mbi këtë urë, që Kosova po synon ta hapë për qarkullim të automjeteve, KFOR-i ka prani të përhershme.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar autoriteteve në Kosovë që të përmbahen nga një veprim të tillë tani për tani, ndërkaq misioni i NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që çështja e urës të zgjidhjet përmes dialogut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026