Britania thotë se Rusia shënjestroi me raketa një anije mallrash në Detin e Zi

12 Shtator 2023 | 07:37

Ushtria e Rusisë ka shënjestruar një anije civile të mallrave në Detin e Zi me “disa raketa”. Kjo ngjarje ka ndodhur muajin e kaluar, por forcat ukrainase kanë arritur të pengojnë raketat që të godasin anijen, tha Britania më 11 shtator, duke u thirrur në informacione të inteligjencës.

Një anije e flotës ruse të Detit të Zi gjuajti raketa, përfshirë edhe dy raketa lundruese të llojit Kalibr. Raketat u hodhën drejt portit jugor ukrainas të Odesës më 24 gusht, tha Qeveria britanike.

Informacionet e deklasifikuara të inteligjencës zbuluan se caku i synuar ishte një anije e regjistruar në Liberi, që po kalonte në ujërat e Detit të Zi, tha Zyra për Punë të Jashtme e Qeverisë britanike.

Në njoftim u tha se mbrojtja ajrore ukrainase arriti të zmbrapste sulmin ndaj anijes civile dhe asnjëra nga raketat ruse nuk arriti të godiste cakun.

“Pavarësisht dështimit, ky rast qartësisht tregon për përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të ngufatur ekonominë e Ukrainës”, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.

Mbretëria e Bashkuar akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se “po shpërfill jetën e civilëve” dhe po tenton “të shndërrojë ushqimin në armë dhe të pengojë tregtinë në kurriz të pjesës tjetër të botës”.

Deti i Zi po bëhet gjithnjë e më i kontestueshëm pasi Rusia në korrik u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, që mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase dhe kalimin e anijeve civile.

Që atëherë, Moska vazhdimisht ka sulmuar infrastrukturën në portet e Ukrainës. Kievi ka thënë se sulmet janë një përpjekje cinike për të dëmtuar eksportet e tij, por po ashtu po minojnë sigurinë botërore ushqimore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026