Brnabiç: Me rëndësi reagimet në kohë të OKB-së për ngjarjet në Kosovë dhe Metohi
Kryeministrja Ana Brnabiç ka biseduar sot me përfaqësuesen speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefin e UNMIK-ut, Karolin Zijade për situatën politike në Kosovë dhe Metohi dhe ka theksuar se reagimet në kohë të OKB-së janë shumë të rëndësishme.
Brnabiç tha se OKB-ja është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare në kontekstin e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe se shqyrtimi i rregullt i situatës në Kosovë dhe Metohi në Këshillin e Sigurimit konfirmon se situata në terren është e paqëndrueshme.
“Serbia mbron respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin,” tha Brnabiç, duke shtuar se Beogradi është plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut dhe në të njëjtën kohë pret që Prishtina të përmbushë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë