Broja i shpëton më të keqes, Parker jep lajmin e mirë: Mund të luajë ndaj Çelsit
Armando Broja duket se e ka kaluar me sukses frikën e madhe të dëmtimit që pësoi në sfidën ndaj Anglisë, ku u largua nga fusha me barrelë mes lotësh pas një ndrydhtjeje të fortë në kyçin e këmbës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare jo vetëm që ka rikuperuar, por sipas trajnerit të Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati për sfidën e fundjavës në kampionat kundër Çelsit.
Broja u dëmtua vetëm pak minuta pasi ishte futur në lojë, duke shkaktuar shqetësim të madh për shkak të historikut të tij me dëmtimet e rënda vitet e fundit. Megjithatë, situata ka rezultuar shumë më pozitive nga sa u mendua fillimisht.
“Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa dukej në momentin e parë dhe realisht po duket mirë,” deklaroi Parker për mediat. “Shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën. U stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër, por deri tani gjithçka duket pozitive.”
Trajneri anglez sqaroi se dëmtimi ishte në kyçin e këmbës dhe se frika e Brojës lidhej me faktin se zona ishte e njëjtë me një dëmtim të rëndë të mëparshëm.
“Në fillim pati dhimbje dhe normalisht u trondit, pasi dukej sikur mund të ishte diçka serioze. Por gjendja është qetësuar shumë shpejt. Ka një dëmtim minimal, shumë të vogël, ndaj duket sikur ia hodhëm paq,” tha Parker, duke pranuar se te Bërnli kishin frikë nga një tjetër mungesë e gjatë e sulmuesit shqiptar.
Ky është një lajm mjaft i mirë si për klubin, ashtu edhe për Kombëtaren, pasi Broja i shmanget një tjetër goditjeje në karrierën e tij.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë