Broja rikthehet pas dëmtimit, aktivizohet në humbjen 0-2 ndaj Chelsea-s
Armando Broja është rikthyer në fushë pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në sfidën e Burnleyt kundër Chelsea-t, e vlefshme për javën e 12-të të Premier League, e cila u zhvillua në “Turf Moor” dhe përfundoi me fitoren 0-2 të londinezëve.
Broja e nisi ndeshjen nga stoli në minutën e 72-të, duke e hedhur në fushë në vend të Flemming. Aktivizimi i tij u prit me duartrokitje nga tifozët vendas, të cilët e motivuan sulmuesin 24-vjeçar në rikthimin e tij pas dëmtimit me Kombëtaren në humbjen 0-2 kundër Anglisë në Tiranë.
Chelsea zhbllokoi takimin në pjesën e parë me golin e Pedro Netos pas një krosimi të saktë të Gittens në minutën e 37-të.
Burnley kërkoi reagimin në pjesën e dytë, por goli i Enzo Fernandez në minutën e 88-të vulosi fitoren e “Bluve të Londrës”, duke i mbyllur shpresat e vendasve për barazim.
Broja pati një paraqitje korrekte gjatë 18 minutave në fushë, megjithëse pa mundur të lërë gjurmë në sulmin e skuadrës.
Në minutat e fundit të ndeshjes, ai pësoi një ndërhyrje të ashpër nga Chalobah dhe mbeti i shtrirë në tokë, duke shkaktuar shqetësim të momentit.
Megjithatë, sulmuesi u ngrit dhe vazhdoi lojën, duke zhdukur frikën për një dëmtim të ri.
Pas kësaj humbjeje, Burnley mbetet në vendin e 17-të me 10 pikë. Chelsea ndërkohë ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, që ka edhe një ndeshje më pak.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë