English

Broja thyen heshtjen, flet mbi aludimet për një përplasje me Silvinjon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mosgrumbullimi i Armando Brojës në ndeshjet e muajit nëntor nga trajneri Silvinjo, ka bërë që të përhapen shumë zëra për pakënaqësi mes futbollistit dhe trajnerit brazilian. Një situatë që normalisht do të sillte probleme në grupin kuqezi që ka arritur nja klasifikim historik në Europian.

- Advertisement -

Por për vetë sulmuesin, një situatë e tillë nuk ekziston. Broja ka bërë të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk ka asgjë mes tij dhe trajnerit në këtë aspekt. Për më tepër, ai ka shpjeguar se tekniku nuk e kishte përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.

“Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri (trajneri) jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që m’u desh të humbja një vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani’ shkruan broja.

Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja.

Gjate dites se djeshme per kete ceshtje reagoj dhe trajneri silvinjo i pyetur ne n je conference per shtyp.

“Unë e kam parë që kishte keqkuptim që thuhej se nuk donte të vinte. E kam parë, e kam parë edhe deklaratën dhe është saktësisht ajo. Duhet të respektojmë këtë lojtar që është shumë i madh. Por që në herën e fundit që erdhi e u kthye se nuk mund të rrinte me ne se u dëmtua, ai praktikisht nuk ka luajtur. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë. Ai është një djalë shumë i mirë, një futbollist shumë, shumë i mirë e për fat të keq vjen nga një dëmtim. Nuk ka asgjë të veçantë këtu. Unë uroj të vazhdojë rrugëtimin e tij te Çelsi me qetësi dhe mirë. E pashë tekstin, një tekst i bukur që ka bërë ai”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×