Bruno Petkoviç: Goli kundër Brazilit, më i vlefshmi në karrierën time

9 Dhjetor 2022 | 21:22

Pas performancës më të mirë të penalltive (4:2), pas 1:1 në 120 minutat e para, kroatët mposhtën Brazilin dhe kaluan në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit.

Amerikano-jugorët kaluan në epërsi në minutën e 106-të me golin e Neymar, por goli i barazimit për Kroacinë erdhi në minutën e 117-të dhe shënues ishte Bruno Petkoviç.

“Isha në zjarr, nuk mund ta përshkruaj. Goli më i vlefshëm në jetën time. Babai im thotë gjithmonë se do shënoja. Ndoshta do të ishte më mirë ta dëgjoja më shpesh. Livi (Dominik Livanoviç) na lehtëson të gjitha penalltitë kur ruan topin e parë. Kishte dramë dhe pak ngërç, por ne treguam se sa të mirë jemi”, tha Petkoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)

Një situatë gazmore ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, pasi shënimet e Jordan Pickford përfunduan në duart e pjesëtarëve...
09:48 | 16/07/2026

Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës

Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën në Atlanta. Anglia kaloi...
07:37 | 16/07/2026

Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas...
22:26 | 15/07/2026