Bujar Osmani: Gjetëm 0.2% shqiptarë në administratën e RMV
Ish-ministri i Jashtëm i RMV Bujar Osmani tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka goditur rëndë marrëveshjen e Ohrit, e cila u mundësoi shqiptarëve një përfaqësim të denjë në institucione si komuniteti i dytë më i madh në vend.
Osmani kujtoi se kur BDI erdhi në pushtet në 2002, gjeti vetë 0,2 për qind shqiptarë në institucione dhe i integroi ata në shtet.
“Ajo që ka ndodhur me formimin e kësaj qeverie është shkelur mbi të drejtën themelore të shqiptarëve si komuniteti i dytë më i madh në vend për të vendosur ata vetë për përfaqësuesit e tyre. Nuk ka nevojë të jetë BDI në qeveri por ajo që ka marrë verdiktin e popullit shqiptar. Kjo qeveri ka legjitimitet monoetnik. Po rrënojnë thelbin e demokracisë multientike, marrëveshja e Ohrit nuk ka qenë vetëm për shqiptarët, por ka forcuar karakterin imunitar të shtetit. Në vitin 2002 BDI i ka gjetur institucionet e shtetit me vetëm 0,2 për qind shqiptarë, ka pasur 2 alternativa; ose të krijohen institucione paralele ose t’i integronte në institucione, kjo parti i ka integruar ata në shtet”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ali Ahmeti, letër ndërkombëtarëve: Po rrezikohet stabiliteti i RMV e gjithë rajonit
- Presidentja e RMV fal 10 të dënuar
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)