Bujar Osmani në Serbi, takohet me homologun e tij serb Ivica Daçiç
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropës (OSBE), Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Beograd është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçic
“Pajtimi, ndërtimi i besimit dhe lufta kundër korrupsionit, këto tema të rëndësishme, janë prioritetet kryesore për Ballkanin Perëndimor të kryesimit tonë me OSBE-në. Janë pika lidhëse, përpjekje të përbashkëta, të cilat mund dhe duhet të na bashkojnë të gjithëve”, tha Osmani në takimin me Daçiçin.
Në mënyrë të veçantë, Osmani u ndal edhe te problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe, përmes planit shtatë pikash si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë, tha kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Beograd
Osmani mes tjerash në konferencën për media tha se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit i cili u mbajt në Ohër ku u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Më kërcënuan 4 banda”- Burg për supermashtruesen, zbërthehet në gjyq: Më morën peng
- Gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, si ndryshon qarkullimi i mjeteve të dielën
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë