Bujqësia, Zusi: Nëse vendosim sot legjislasionin e BE, mbyllen 90% e ndërmarrjeve
Ish zëvendës ministri i Bujqësisë, Alban Zusi thotë se autoritetet shqiptare nuk janë të informuar në lidhje me rritjen e standardeve në bujqësi dhe për përafrimin e legjilasionit të këtij sektori me atë të Bashkimit Evropian, pas hapjes së negociatave.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Zusi u shpreh se nëse sot Shqipëria do e kthente në ligj legjislacionin e BE-së për bujqësinë, 90% e ndërmarrjeve për këtë sektor do të mbylleshin.
Kjo sipas tij, për disa faktorë, si mos plotësomi i standardeve ushqimore apo sigurisë në punë.
“A e dinë autoritetet shqiptare këtë punë? Unë kam përshtypjen se nuk e di, të paktën nga indikatorët që kam, nga takimet që bëhen. Përgjithësisht, koncepti i integrimit konceptohet si një proces i përkthimit të legjislacionit dhe i aprovimit në parlament, por nuk është kështu.
Ti mund ta marrësh rregulloren e BE për qumështiun apo mishin. Nëse e merr dhe e kthen në ligj shqiptar, ti të nesërmen që e aprvonin ligin duhet të mbyllësh 90% të ndërmarrjeve. Nuk plotësohen standardet e sigurisë ushqmiore, sigurisë së punë. Është një process se cili ështës tandardi aktual, cilat janë nevojat dhe sa fonde do duhet nga Bashkimi Evropian”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut