Bullizohej brenda në xhami, zbardhet shkaku i plagosjes me armë në Tiranë 

3 Janar 2024 | 13:00

Një konflikt i mëparshëm për motive të dobëta ka qenë arsyeja e plagosjes së Agim Jazajt nga Saimir Xhafa në ditë ne parë të këtij viti.

Dyshohet se 51-vjeçari e fyente dhe bullizonte vazhdimisht autorin para dhe pas faljes në xhaminë që frekuentonin në zonën e Oxhakut në Tiranë.

Dëshmitarët para grupit hetimor kanë treguar dinamikën e ngjarjes.

Sipas tyre konflikti nisi në ambientet e brendshme të xhamisë “Xhura” dhe më pas vazhdoi në ambientet e jashtme.

Saimir Xhafa qëlloi me pistoletë Agim Jazajn duke e lënë të plagosur. Ky i fundit ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor për shkak të gjendjes së tij.

Autori i plagosjes vijon të jetë ende në arrati. Uniformat blu të kryeqyteti kanë ushtruar disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, por pa rezultat.

Policia ka vënë shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026