Bulqiza, pasuria që vret | Danglli: Minatorët hyjnë nëntokë e nuk dinë nëse do dalin
Gazetari i Euronews Albania, Andrea Dangli tregoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” vështirësitë që hasi gjatë xhirimit të dokumentarit të tij “Bulqiza, pasuria që vret”.
Siç tregoi vetë ai, një pjesë e minatorëve kanë kërkuar që intervistat mos të publikohen për shkak të presionit, ndërsa një pjesë tjetër kanë folur pa zë e figurë, ndërsa situata është dramatike.
“Flitet për njerëz që hyjnë në nëntokë dhe nuk dihet në do të dalin më, flitet për ngjarje që ndodhin në nëntokë dhe fshihen, flitet për raste kur njerëzit hyjnë për të punuar dhe dalin me arkivol për në shtëpitë e tyre. Është një situatë tepër dramatike që zgjatet pambarim dhe ka nevojë për ndërhyrje. Dokumentari im ‘Bulqiza, pasuria që vret’ përpiqet të fotografojë pikërisht këtë dramë” – u shpreh ndër të tjera Andrea Danglli.
Gazetari solli në vëmendje favorizimet që i bëhen industrisë së nëntokës. Duke u ndalur tek detyrimet që ata duhet të paguajnë, ai nënvizoi se nëse taksat do të paguheshin siç duhen nuk do të flitej më për një qytet të varfër, por një vend me prespektivë.
“Kjo industri gjeneron pafund para. Renta minerale që paguajnë këto biznese, vit pas viti shndërrohet në një lloj mekanizmi për të favorizuar industrinë, pra biznesmenët e kromit, ndërkohë që të ardhurat që marrin bashkitë janë sa për kafshatën. Imagjinoni, bashkitë si e Bulqizës, nëse renta minerale do të paguhej ashtu siç duhet, sot do të kishim një qytet të jashtëzakonshëm, nuk do të kishim një qytet të varfër, nuk do të kishim një qytet që flitet për kafshatën, por do kishim një qytet që flet për një perspektivë tjetër sepse është vetëm 1 orë e gjysmë larg Tiranës dhe të shohësh një realitet të tillë është fatkeqësi e madhe,” – u shpreh Andrea Danglli.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale