Bumçi: Ju tregoj “asin nën mëngë” të Belind Këlliçit për të mundur Veliajn

11 Prill 2023 | 22:44

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj.

Sipas tij, kandidati i opozitës Belind Këlliçi arriti të thyente censurën dhe të tregonte se lagje të tëra të Tiranës me mijëra banorë nuk ka shkolla dhe kopshte.

“Në Tiranë garon Këlliçi. Sot fushatën e Tiranës e drejton opozita me temat e saj, urbani falas, me gjithë drejtimin e mediave që ka qeveria. Axhendën e ka vendosur Këlliçi, për herë të parë u thye censura dhe doli që 70 mijë banorë në Astir ishin pa kopsht, pa shkollë, pa çerdhe, njësoj edhe tek Liqeni i Thatë. Ku i ka çuar 41 mln euro që na i mori të gjithëve. në Tiranë po e drejton Këlliçi debatin jo qeveria”, tha Bumçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026