Burimi: Meta kërkon të drejtojë PL-PD, kur Berisha të mos ketë aftësi fizike
Analisti Genc Burimi është shprehur se Ilir Meta kërkon që të drejton Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë në një moment kur Sali Berisha të mos ketë më aftësi fizike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi theksoi se Meta po bën çdo gjë që të pranohet nga demokratët, ndërsa theksoi se në të ardhmen Belind Këlliçi mund të jetë rivali i tij.
Ndërkohë protestën e nëntorit e konsideroi si marketim të përbashkët mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.
“Protesta është dasma “Meta Berisha, është marketimi i përbashkët mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sot nuk rrëzohet një pushtet me manifestime, por vetëm me zgjedhje. Kjo është protestë e parë mes dy partive.
Do kemi një imazh të fortë të dy liderëve bashkë. Meta e ka të qartë në kokë se në kohën e shkurtër është Berisha e në një kohë afatgjatë është Meta. Në kohën politike aktuale është Berisha në një kohë tjetër Meta. Ky i fundit po bën gjithçka që të pranohet nga demokratët.
Rivali i ardhshëm i Metës do të jetë Këlliçi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij