Bursa e Moskës ndalon tregtimin e dollarit dhe euros
Bursa e Moskës njoftoi të mërkurën se do të ndalojë tregtimin me dollarë dhe euro nga e enjtja, 13 qershor.
Njoftimi erdhi në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara prezantuan një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Bursa e Moskës, Qendra Kombëtare e Kliringut dhe Depozita e Shlyerjes Kombëtare, të cilat veprojnë si ndërmjetës në tregtimin e dollarëve në tregun valutor rus, u përfshinë në listën e re të sanksioneve.
Sanksionet vijnë pasi udhëheqësit e G7 po përgatiten të mblidhen së shpejti në Itali për një samit ku prioritetet kryesore do të jenë rritja e mbështetjes për Ukrainën dhe rrëzimi i makinës luftarake të Rusisë.
Banka Qendrore e Federatës Ruse njoftoi gjithashtu se transaksionet duke përdorur dollarin dhe euron do të vazhdojnë të kryhen në tregun pa bursë.
SHBA ka sanksionuar më shumë se 4,000 biznese dhe individë rusë që nga fillimi i luftës, në një përpjekje për të mbytur fluksin e parave dhe armatimeve në Moskë.
LEXO GJITHASHTU:
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik