Bursa Shqiptare Energjetike, Balluku: Krijimi i likuiditeteve do jetë sfida e radhës
Belinda Balluku tha në një deklaratë se Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin, përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë dhe kështu materializohet edhe një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare për sektorin.
Ministrja e energjetikës tha se ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, të cilat po shtohen e do të shtohen gjithnjë e më shumë falë një sërë investimesh të reja apo të tjerave akoma në vijim.
“Sot jemi këtu për të kurorëzuar një punë 5-vjeçare; një punë që përfundon këtu. Viti 2022 shënoi nevojën ekstreme të të pasurit një bursë energjetike për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja ku jemi sot për të nisur një proces të rëndësishëm, për të lancuar ankandin e parë të ALPEX-it dhe për të dhënë mundësinë që brenda dymbëdhjetë muajve të arrijmë të kemi edhe tre ankande ditore duke e kompletuar këtë proces. A do jetë e vështirë? Ky është vetëm hapi i parë.
Zyrtarisht kemi një bursë energjetike, e dyta në rajon, e cila i takon Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Do jetë e vështirë? Patjetër! Për të krijuar likuiditete do jetë një sfidë e re. Askush nuk mund të thotë “mbaruam”. Tani fillon një luftë e re për krijimin e likuiditeteve që duhet të ketë kjo bursë. Duhet të theksojmë se për ne më e rëndësishmja është mbrojtja e konsumatorit”, -tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Përgatitjet për hapjen e fushatës së PS, lahet statuja e kalit të Skënderbeut
- Nis operimin Bursa shqiptare e energjisë, Kim: Furnizim më të mirë e çmime të lira
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë