Bushati e quan lapsus reagimin e Ministrisë së Jashtme për Yuri Kim

12 Dhjetor 2022 | 12:51

Politikani Ervin Bushati e quajti një lapsus reagimin e Ministrisë së Jashtme për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

“Unë them që është lapsus. Këto janë provincializma në mentalitetin shqiptar që ikën ky dhe vjen një tjetër, që do vijë një burrë apo një zonjë që do flasë në emër të vet. Znj. Kim ka folur në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti më serioz, më i madh, më digjintoz, më profesional në demokraci dhe diplomaci”, u shpreh Bushati.

Ai shtoi më tej se nuk ka pasur asnjë prishje të marrëdhënieve mes Edi Ramës dhe Yuri Kim.

“Nuk mendoj që janë prishur marrëdhëniet mes Ramës dhe Kim. Asnjë ambasador nuk flet në emër të vet, këtu nuk ka asgjë personale”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026