Nga Pashko te Berisha| 32 vjet PD, një histori përjashtimesh e krizash
32 vite më parë u krijua Partia Demokratike, që shënoi dhe lindjen e pluralizmit. Në këtë 32 vjetor PD vjen e ndare, çka u pa dhe në dy përkujtimet e zhvilluara dje. Që prej krijimit, kjo parti ka shënuar momente të shumta krizash dhe përjashtimesh.
Gjatë drejtimit të kësaj partie nga Sali Berisha pati një sërë përjashtimesh. Historia nisi në vitin 1992 me përjashtimin e Gramoz Pashkos, një nga themeluesit e Partisë dhe në të njëjtën kohë me Arben Imamin, Ridvan Peshkëpian, Perikli Tetan etj.
Në vitin 1995 të njëjtin fat do të kishte edhe Eduard Selami.
Dy vite më vonë, radha i erdhi Azem Hajdarit, një prej bashkëthemeluesve të PD-së.
Një valë e re përjashtimi u zhvillua po atë vit.
Dashamir Shehi, Alfred Serreqi, Tomor Malasi, Leka Toto, Tomor Dosti , Maksim Konomi, Ariana Nati, Petrit Berhami, “nismëtarë fraksioni në parti”, përfunduan të përjashtuar nga radhët e Partisë.
Viti 2000 ishte viti i përjashtimit të Genc Rulit, Leonard Demit, Ferdinand Xhaferrit, Genc Pollos, Ylli Vejsiut dhe Tritan Shehut. Ata kritikuan lidershipin politik dhe Këshilli Kombëtar i la jashtë PD-së.
Në vitin 2006 u përjashtua deputeti Spartak Ngjela.
Bashkimi i votave me Edi Ramen i kushtoi përjashtimin nga Lulzim Basha deputetit Mëhill Fufit në vitin 2017. Më pas, në 2019 u përjashtuan Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, të cilët refuzuan të dorëzojnë mandatet, një vendim i marrë nga strukturat e PD. Ata qëndruan në parlament.
Ndërsa i fundit ishte pezullimi nga grupi parlamentar i PD i Sali Berishës, pas shpalljes së tij ‘non grata’ për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, gjë që solli dhe situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike sot.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)