“S’mund të ketë bashkim”, Zogaj: Në PD të punohet për bashkëpunim
Themeluesi i PD-së, Preç Zogaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kjo parti po përjeton ndarjen më të madhe që nga krijimi i saj.
Ai nënvizoi se në PD duhet të punohet për një bashkëpunim, se bashkim nuk mund të ketë.
“Është ndarja më e madhe, në fakt kjo është evidente. Ndarje e përkohshme mund të jetë. Në momentin aktual është një ndarje pa perspektivë bashkimi, por ka një perspektivë bashkëpunimi. Arsyet e ndarjes janë arsye përjashtuese. Rruga me drejtë është që të punohet për një bashkëpunim, se bashkim nuk ka aty”, u shpreh Zogaj.
“Partia nisi si një front i gjerë studentor intelektual popullor në grupime të ndryshme dhe duhet të mbijetonte si e tillë, si një mozaik qasjesh. Praktikisht me ardhjen në pushtet, PD nuk po arrinte të bashkëjetonte me mendimin ndryshe”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës