Bushati: Na duhet destabilizim si zgjidhje, nuk shkohet te Rama si ‘cjapi te kasapi’
Analist Andi Bushati thotë se e vetmja mënyrë që të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme është destabilizimi i atij që ai e quan regjimi i Edi Ramës.
Në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Bushati u shpreh se problemi kryesor nuk është gjendja e PD, por regjimi i instaluar, që sipas tij në çdo rast do t’i blejë ose do t’i vjedhë zgjedhjet.
“Jam i bindur sot se PD e Berishës nëse shkon me kandidatët më të mirë, me programin më të mirë do qajë si PD e Bashës, se do ua blejnë dhe vjedhin votat. E kotë të ushqesh iluzion demokratik në një regjim që SPAK e përdor si do vetë, mediat i ka blerë. Merr programin më të mirë dhe përdore si letër higjienike, do i blejë Veliaj votat”, tha Bushati.
“Puna është a jemi ne shqiptarët në gjendje të destabilizojmë një regjim para zgjedhjeve lokale. Basha e thoshte mirë që s’mund të shkohet me Edi Ramën në zgjedhje; është si shkosh te cjapi te kasapi”, shtoi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit