Bushati për Berishën “non-grata”: Mesazhet e Escobar, me tonalitet më të ulet se Yuri Kim

9 Dhjetor 2021 | 20:37

I Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi sot  një vizitë për herë të parë në Shqipëri, ku u takua me disa prej liderëve të vendit.

Për deklaratat e Gabriel Escobar ditën e sotme, Andi Bushati tha se ka një diskordancë midis mesazheve të dhëna nga ai dhe pritshmërive që ishin “fryrë” në Shqipëri.

“Kemi dy javë në Shqipëri që dëgjojmë dy dit pçara Kuvendit do të arrestohet Berisha, prisni se do vijë Escobari e do bëjë namin”, tha Andi Bushati në emisionin “Shock”, në Euronews Albania.

Analisti Bushati tha se Escobari ka thënë fjalë të përgjithshme, ku mund të kishte mesazhe të koduara për shpalljen non-grata të Sali Berishës, por jo ndonjë mesazh të qartë, siç pritej në Tiranë.

Madje, ai tha se tonaliteti i Grabriel Escobarit ishte më i butë se ai i ambasadores Yuri Kim, në mesazhet që ajo ka dhënë në Shqipëri për këtë temë.

“Nëse bëjmë një bilanc, mesazhi i Escobar, është në tonalitet, në ngjyrim dhe në fortësi, shumë më i butë sesa mesazhet lokale që ka dhënë ambasadorja Yuri Kim”, u shpreh Andi Bushati.

Për këtë konstatim të Andi Bushatit, analisti Baton Haxhiu ka një përgjigje.

Haxhiu thotë se Escobari nuk mund të flasë më shumë se sekretari i shtetit Anthony Blinken dhe DASH.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022