Bushati replika me Gaz Bardhin: Deputetë budallenj e sharlatanë

31 Janar 2023 | 21:36

Analisti Andi Bushati u përplas me deputetin e PD, Gazmet Bardhi në emisioni Now në Euronews Albania lidhur me qëndrimin e deputetëve të PD që mbështesin Enkelejd Alibeaj. Bushati i cilësoi këta deputetë si njerëz pa sens protagonzimi dhe identitet politik.

“Ka një grup që mbështet Alibeajn, që janë qenie amorfe dhe nuk dinë të thonë se pse e kanë marrë këtë vendim, pse votojnë vetingun dhe kjo është rezultat i diçkaje që ka ndodhur në PD duke futur njerëz anonimë pa sens politik por edhe një sëmundje që po përhapet. Ka humbur sensi i protagonizmit dhe identiteti politike, grupi ku është rreshtuar Bardhi ka shumë të tillë”, tha Bushati.

Kjo deklaratë është kundërshtar nga Bardhi, që i ka cilësuar deputetët e PD të rreshtuar në të njëjtin grup me të si njerëzit me më shumë integritet politik.

“Qëndrimin tonë me debatin brenda PD e kemi dhënë prej 1 viti, sa kohë nuk ka asnjë ndryshim ne kemi zgjedhur formën tonë për të mos ushqyer vijimin e luftës së brendshme në PD. Kemi gjykuar se është më mirë të bëjmë betejën tonë në parlament. Kolegët në një grupim me mua janë njerëzit më me integritet politik, ndryshe do ishin pozicionuar siç kanë bërë disa që i thoshin Berishës vrarës e më pas shkuan pas tij”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026