Buxheti “bashkon” PD-në, Berisha prezanton 23 amendamente

23 Nëntor 2022 | 16:35

Partia Demokratike do të paraqesë në seancën e nesërme 23 amendamente për buxhetin e vitit 2023.

Kryedemokrati, Sali Berisha tha se në kërkesat e PD do të kërkohet një rritje e rrogave dhe e pensioneve në masën 25%.

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që qytetarët të mund të përballojnë krizën e rëndë ekonomike që ka kapur vendin prej disa muajsh.

“Janë buxheti i shtetit, për të cilin deputetët e PD-së kanë përgatitur 23 amendamente, kanë thirrur në interpelancë dhe Edi Ramën. Në buxhet, në amendamentet e përgatitura, janë përparësuar, pas rrogave dhe pensioneve, ku kërkohet një rritje 25 për qind e rrogave dhe pensioneve, një rritje shumë e ndjeshme e tyre, janë përparësuar buxheti për arsimin, i cili përsëri është diskriminuar, është përparësuar buxheti për shëndetësinë, janë përparësuar lëvizje dhe masa fiskale në favor të qytetarëve për të ulur përballimin e çmimeve të tmerrshme që ka sot”, tha Berisha.

LISTA E 23 AMENDAMENTEVE TË PD

  1. Skema e të përndjekurve politikë (20% të privatizimeve) (Bujar Leskaj).
  2. Trefishimi i fondeve për ish të përndjekurit, nga 1 miliard lekë në 3 miliardë lekë (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).
  3. Rritja në 5% të PBB-së të buxhetit të arsimit (Luciano Boci).
  4. Rritja me 1% të PBB-së të buxhetit të shëndetësisë. (Lindita Metaliaj)
  5. Anulimi i pagesave buxhetore për tre PPP-të në shëndetësi (Albana Vokshi).
  6. Dëmshpërblimi i COVID 19 (Mond Spaho).
  7. Rritja me 30% të pagave të pedagogëve (Ina Zhupa).
  8. Trefishimi i fondeve për kërkimin shkencor, nga 300 milionë në 1 miliard lekë (Ina Zhupa).
  9. Rritja me 20% të pagave në shëndetësi (Orjola Pampuri).
  10. Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).
  11. Rritja e numrit të mësuesve ndihmës, rreth 1 mijë mësuar ndihmës (Eralda Bano).
  12. Dhjetë-fishimi i fondit për rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliardë lekë në 12 miliardë lekë (Arbër Agalliu, Dhurata Cupi).
  13. Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë, nga 1% në 1.5% të GDP-së (Dhurata Cupi).
  14. Limiti i arkës (Emilia Koliqi).
  15. Heqja e akcizës së gazit të lëngshëm (Helidon Bushati & Lefter Geshtënja).
  16. Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës (i njëjtë me propozimin me projektligjin e dorëzuar 1 vit më parë) (Jorida Tabaku).
  17. Ulja në 6% të TVSH-së për energjinë elektrike (Jorida Tabaku).
  18. Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) të produkteve bujqësore (Bledion Nallati).
  19. Heqja e TVSH për inputet bujqësore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).
  20. Votimi elektronik Durrës-Elbasan (Oerd Bylykbashi).
  21. Dëmet e përmbytjeve Shkodër-Lezhë (Greta Bardeli).
  22. Heqja e indeksimit të akcizave (Jorida Tabaku)
  23. Rritja e gjithë pagave me 25% (Sali Berisha)

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Poloni, ku mbajti edhe një fjalim të...
12:56 | 25/06/2026

Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur këtë të enjte lidhur me zhvillimet e protestës qytetarë në Tiranë. Bardhi ka komentuar reagimin...
12:44 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026