“Buxheti më i madh pas anëtarësimit në NATO”, Vengu: Do prodhojmë sistemet anti-dron

12 Nëntor 2025 | 12:12

Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes, ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të mërkurë lidhur me projekt-buxhetin e mbrojtjes për 2026. Vengu tha se Shqipëria do të ketë buxhetin më të madh pas anëtarësimit në NATO.

Sipas tij do të prodhohen municione, dronë, edhe veçanërisht sisteme anti-dron, ku sipas ministrit është e nevojshme pas kërcënimeve që po bëhen në shumë aeroporte të Europës kohët e fundit.

“Është padyshim buxheti më i lartë dhe më i madh i mbrojtjes që pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Synojmë të rritem me 12% më shumë nga buxheti i 2025 dhe ku dhe prodhimi i brendshëm bruto është 2.12 %. Buxheti është i madh jo vetëm në volum por edhe i qartë. Nga kapitali njerëzor dhe nga dinjiteti i ushtarakëve dhe për të financuar statusin e ushtarakëve me më shumë se 13 mld lekë dhe sa i përket kapitalit njerëzor që të jenë në mesataren e NATO-s. Industria ushtarake ishin ato që u sqaruan. Projekt-buxheti synon të financojë municione, mjetet e blinduara një kapacitet kaq i nevojshëm i cili s’ka qenë në dispozicion dhe sistemet anti-drone dhe dronët ushtarakë dhe digjitalizimi dhe inovacioni.”-tha Vëngu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026