Bylykbashi: PS trashëgimtare e komunistëve, ne kemi dashur përherë lustracion
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë Komuniste dhe ka qenë kundër dekomunistizimit.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bylykbashi u shpreh se Partia Demokratike ka dashur zbatimin e ligjit për lustracionin.
“Po ta marrim, të bëjmë inventarin 32-vjeçar, e para edhe ligjet e 96′ nuk kanë qenë me konsensus, Partia Socialiste ishte kundër asaj, sepse ishte partia që trashëgonte drejtpërdrejt Partinë Komuniste. E keni goditur atëherë, keni vazhduar ta godisni.
Kur është bërë ligji i lustracionit në 1996, kur erdhën në pushtetin në 1997, e thotë Komisioni i Venecias që i ulën efektivitetin ligjit. Kur në vitin 2008 erdhi ligji i plotë i lustracionit nga Partia Demorkatike, Partia Socialiste e goditi përsëri në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë