Bytyçi rrëfen bisedat historike: Çfarë i tha Chou En-Lai Enver Hoxhës kur kërkoi para për mbrojtjen

13 Maj 2026 | 21:58

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Enver Bytyçi, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ndau një episod historik nga marrëdhëniet Shqipëri–Kinë gjatë periudhës së komunizmit. Ai tha se gjatë studimeve të tij ka analizuar bisedat mes liderit kinez Chou En-Lai dhe udhëheqësve shqiptarë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, të cilat sipas tij tregojnë një qasje krejtësisht pragmatike nga Pekini.

Bytyçi thekson se në këto takime, udhëheqësit shqiptarë kërkonin mbështetje të madhe financiare për mbrojtjen dhe ushtrinë, ndërsa pala kineze, sipas tij, dëgjonte me durim dhe më pas sugjeronte që fondet të orientoheshin drejt bujqësisë, pemtarisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke vënë në pikëpyetje logjikën e investimeve të mëdha ushtarake.

Ai shton se kjo qasje pasqyron një traditë kineze të vendimmarrjes së ftohtë dhe racionale, ku prioriteti i jepet zhvillimit dhe jo shpenzimeve të tepruara në mbrojtje, duke e parë këtë si një formë të vetëmbrojtjes strategjike afatgjatë.

“Kam studiuar marrëdhëniet e Shqipërisë në themel me Kinën gjatë periudhës së komunizmit… nga vitet ’60 deri kur u prishëm, kam parë bisedat e Chou En-Lai me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, janë spektakël. I kërkojnë këta dy udhëheqësit shqiptarë që të investojë miliarda për ushtrinë. Ai i dëgjoi me durim deri në fund dhe ju tha se nuk e di nga i keni këto informacione, ne nuk kemi të dhëna që NATO apo Traktati i Varshavës do t’ju sulmojë. Nëse do i kishim këto informacione, do t’jua thonim. Pse doni të shpenzoni kaq shumë për mbrojtjen. Ne po ju japim këto para, por çojini te bujqësia, te zhvillimi i vendit. Është pjesë e traditës kineze gjykimi i ftohtë, racional i të gjitha ngjarjeve. Prandaj Kina është gjithmonë në vetëmbrojtje”, tha Bytyçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026