Caktohen finalistët e Europa League, Leverkusen arrin rekordin historik

10 Maj 2024 | 11:56

Leverkusen është skuadra e rekordeve, ekipi që nuk njeh humbje këtë sezon, ndërsa ka avancuar në finalen e Europa League. Një histori e bukur, emocionuese, që konfirmon dhe një herë se dëshira e pasioni nuk blihen me para. Skuadra gjermane mposhti Romën në gjysmëfinale të Europa League dhe ka avancuar në finale, ku do të ndeshet me Atalantën.

Në BayArena u duk se italianët do të përmbysnin gjithçka, por për të parë një Leverkusen humbës, nuk ka ardhur ende dita. 2 gola me penallti të Paredes, u zhvlerësuan më pas nga 1 autogol dhe më tej Stanisiç që riktheu ekuilibrat. Me rezultatin total 4-2, gjermanët avancojnë më tej.

Në sfidën tjetër, Atalanta nuk i dha asnjë shans Marsejës duke e mposhtur 3-0 në Bergamo. Lookman, Ruggeri e Toure ishin autorët e golave, me italianët që kualifikohen me rezultst 4-1. Në Conference League, Olympiacos duket se e do me çdo kusht trofeun, ku në gjysmëfinale mposhti Aston Villan. Në Greqi s’ka surpriza, vendësit triumfuan 2-0, me dopietën e El kaabit, ndërsa rezultati total është 6-2. Në finale i pret Fiorentina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026