Cani: Në Samitin e Procesit të Berlinit, pritet të diskutohet për ruajtjen e kufijve
Eksperti i çështjeve në Ballkan, Bahri Cani deklaroi se në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do mbahet më 3 nëntor, pritet të diskutohet edhe për çështjen e ruajtjes së kufijve.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Cani nënvizoi se marrëveshjet mes vendeve ballkanike, janë të mira për rajonin.
Ai shtoi se Procesi i Berlinit do u shërbejë këtyre vendeve për t’u përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Baza e Procesit të Berlinit është bashkëpunimi rajonal dhe përgatitja e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Ajo që duhet shtuar në këtë marrëveshje, është heqja e vizave mes Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës. Sa i përket marrëveshjeve, janë të mira për rajonin. Në takimin e Berlinit do të bëhet fjalë edhe për çështje të tjera të rëndësishme, si ajo e ruajtjes së kufijve. Duhet që vendet të merren vesh”, theksoi ai.
Më 3 nëntor, kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, që është iniciuar nga paraardhësja e tij, Angela Merkel.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë