Çani “thumbon” Nokën: Ky duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, është gjeni

1 Shkurt 2024 | 22:30

Gazetari Arjan Çani i ka thënë me ironi deputetit Flamur Noka se kryeministër i ardhshëm duhet të jetë Lulzim Basha.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku komentoi vendimin e Bashës për djegien e mandateve të deputetëve, ku nga pas e ndoqën edhe eksponentët e “Rithemelimit” të sotëm.

Noka tha se u gënjyen nga Basha lidhur me braktisjen e mandateve, por Çani tha me ironi se përderisa Basha ka qenë kaq i aftë sa të gënjente gjithë ata burra e gra, atëherë sipas tij është gjeni dhe duhet të ketë kryeministër.

“O Flamur e provuat njëherë mosbindjen civile, e provuar përmes djegies së mandateve. Budallëk nuk ishte pse braktisët mandatet, por pse nuk e çuat deri në fund. Duhet të mos lejonit të mos bëheshin zgjedhjet. Duhet të tregonit forcë. Rama po tregon forcë në këtë vend, prandaj nuk i del kundër askush.

Edhe Berisha nuk ka qenë kundër mandateve. Them për atë çfarë ka thënë jashtë pa… Unë si Arjan nuk them që ju bëtë gabim që i dogjët mandatet. Fakti që dogjët mandatet unë nuk them që bëtë keq, por pse nuk e çuat deri në fund.

Sepse u gënjyet nga Basha. Ore ky Lul Basha qenka një gjeni, ky duhet të jetë kryeministër i ardhshëm. Gjithë ata burra e gra atje, si iu gënjeu të gjithëve. Partnerët bënë thirrje atëherë, mos i digjni mandatet”, tha Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Manjani – Nokës: Berisha dhe Basha nuk mund të jenë kandidatë për kryeministër

Berisha: Rama vendosi nën kontroll drejtësinë me ndihmën e monstrës Xhorxh Soros

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026