Çantat e punuara me grep, flet shqiptarja që tërhoqi vëmendjen e “Guccit”
Punimet me grep, vitet e fundit janë kthyer në kryefjalën e modë. Marka të njohura si Gucci, Prada, Dolce Gabbana, kanë filluar të bëjnë pjesë të tyren këto punime.
Mirëpo në Shqipëri, punimet me grep janë një traditë e vjetër.
Ajo që dikur ishte një lojë me shoqet në lagje, sot është kthyer në një biznes për Nertilën. Nga çentrot e krijuar në fëmijëri, sot ajo prodhon çanta të punuara me grep.
“Është dhunti, do talent shumë, intuitë, duhet të dish kombinimin. Kjo që unë po punoj është një çantë plazhi. Po të shikosh ka motivet e tokës, por duhet të dalë e punuar si njëra kuti tek tjetra, në mënyrë që klienti kur ta marrë të dalë i kënaqur, ta sugjerojë diku tjetër…”, thotë Nertila Qoku, sipërmarrëse.
Një çantë e frymëzuar nga motivet e Gucci-t, ra në syrin e dizenjatorëve të markës. Nertila u dërgoi një foto të punimit, ku mori dhe një pëlqim nga ana e tyre në rrjetet sociale. Megjithatë, mungesa e fuqisë punëtore po e pengon Nertilën për t’i kërkuar kompanisë së njohur bashkëpunim.
“Është tepër e vështirë të gjesh zonja, por të tepër vajza nuk bëhet fjalë, që të duan të punojnë. Është një punim dore, nuk ka zonja…duhet të kesh një ekip, nuk ka forca pune. Është një punë që e bën në shtëpi, merr kohën e saj”, tregon Nertila.
Kërkesat për punimet me grep, janë të shumta jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Itali, Greqi, Gjermani. Nertila thotë se ka dhe kërkesa të çuditshme si krijimi i një çante për 5 orë.
Nga një dantellë e qepur në një jastëk, sot Nertila numëron me qindra çanta, veshje dhe prodhime me grep. Gjithçka e nisur nga duart e gjyshes.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë