Carlos Alcaraz tërhiqet nga Kupa Davis, shkak problemi në kofshën e djathtë
Pak ditë pas humbjes ndaj Jannik Sinner, Carlos Alcaraz ka shfaqur sërish probleme, duke bërë që spanjolli të mos marrë pjesë në Kupën Davis në Bolonja.
Shkak për këtë vendim është shqetësimi në kofshën e djathtë, për të cilin mjekët i kanë rekomanduar Alcarazit të mos garojë, ndërsa vetë tenisti 22-vjeçar reagoi në rrjetet sociale.
“Më vjen shumë keq të njoftoj se nuk do të jem në gjendje të luaj për Spanjën në Kupën Davis në Bolonjë. Kam shqetësime në muskulin e kofshës së djathtë dhe rekomandimi mjekësor është të mos garoj. Gjithmonë kam thënë se të luash për Spanjën është gjëja më e bukur që ekziston dhe mezi prisja ta ndihmoja ekipin për Kupën Davis. Po kthehem në shtëpi me zemër të thyer,” shkroi Alcaraz.
Sa i përket kompeticionit, Italia do të përballet me Austrinë të mërkurën, ndërsa Spanja do të luajë me Republikën Çeke të enjten në çerekfinale.
Finalja do të zhvillohet të dielën. Në dy edicionet e fundit të Kupës Davis, fituese ka qenë Italia, e cila po ashtu vuan mungesën e Mussetit, që do të zëvendësohet nga Sonego.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë