“Çaushesku u strehua në ambasadën shqiptare!” Na rrethuan me tanqe…
Rezear Xhaxhiu kësaj here vjen në ekranin tonë të televizorit në rolin e rrëfimtarit dhe jo moderatorit! Ai në Profil rrëfeu se si ‘biografia e mirë’ ja kurseu ca vuajtje të atyre viteve dhe e çoi në Bukuresht si diplomat.
Aty u bë dëshmitar i revolucionit dhe pushkatimit të Çausheskut…por dhe kishte kuptuar se fundi i regjimit komunist po vinte dhe për Shqipërinë. Jeta i ndryshoi shpejt pas kthimit në Shqipëri ku u bë gazetar por u përball me plot sfida…të cilat nuk ngurroi t’i tregonte të gjitha në Profil për gazetaren Greta Topjana.
“Unë aty isha dëshmitar okular i asaj që u quajt revolucion romun për rrëzimin e Çausheskut.
Filluam atje, ishin dy javë të tensionuara, ishte luftë dhe nuk e dije se çfarë do të të ndodhte. Ishte një mini 97’ që u bë këtu në Shqipëri por ajo u bë kryesisht në Bukuresht. Ne zgjoheshim në mëngjes me aromën e barutit në kuzhinë sepse ka pasur të shtëna një natë përpara. Ndodhën disa ngjarje në 10-15 ditë ku që nga momenti i parë kur filloi revolta në Bukuresht derisa pushkatuan Çausheskun, e kam prekur revolucionin sepse kam qenë dëshmtar.
U krijua një tension tek personeli i ambasadës i cili u reflektua në atë që u quajt mbrojtja me armë që i duhej bërë selisë, ambasadës. Jemi në 1989 kur ndodhën ngjarjet. U hap fjala se Çaushesku ishte strehuar në ambasadën shqiptare në Bukuresht. Kaq mjaftoi që ne ta shikonim ambasadën të rrethuar me tanke, me trupa, u çuditëm. Ambasadori u detyrua të merrte një takim në Ministrinë e Jashtme për të pyetur se çfarë po ndodh. Teksa i thanë që Çaushesku ndodhet në ambientet e brendshme, i thanë që ishin të detyruar të bëjnë kontroll. Ambasadori po shjegonte se ambasada është një shtet dhe nuk e kanë të drejtën të hyjnë as deri në oborr jo në banesë”, u shpreh Rezear Xhaxhiu.
Ai u ndal gjithashtu në detajet e armëve që mbanin për të mbrojtur duke treguar kështu dhe tensionin që ishte krijuar mes gjithë situatës kaotike.
“Çdo ambasadë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë kishte një arkë me municion atë kohë dhe ne kishim arkën tonë. Arkën, e pa hapur ndonjëherë, e pashë që kishte një arsenal të vogël si pushkë, kallashnikov, pistoletë, ndonjë bombë, një pjesë e të cilave i kishte zënë ndryshku.
Me këto duhet të mbronim dhe ambasadori më tha se: “Ke këtë karabinën dhe pozicioni yt është në katin e dytë”, dhe i thashë: Ambasador më duket se është pak e ndryshkur, më duket se nuk funksionon dhe më tha që ta mbaj sepse më jep siguri.
Rumunët e kuptuan që ishte një idiotësi e madhe lidhur me Çausheskun sepse në kohën që ambasada jonë ishte e rrethuar, ai u kap në të dalë të Bukureshtit, iu bë gjyqi dhe u pushkatua”, tha gazetari dhe moderatori Rezear Xhaxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump