Çekët të zhgënjyer me rezultatin, autori i golit: Turp që morëm 1 pikë me Shqipërinë

8 Shtator 2023 | 15:40

Shqipëria doli me një pikë nga transferta çeke, aty ku golit të Vaçlav Çernit, iu përgjigj Bajrami me një supergol nga jashtë zone.

Shqipëria mori një pikë tepër të rëndësishme në transfertën e luajtuar mbrëmjen e të enjtes në Çeki, duke mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të mundhsëm në Euro 2024.

Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vend të dytë me 7 pikë, 1 më pak se çekët.

Ndeshja e radhës do të luhet pas 3 ditësh në Air Albania kundër Polonisë së vendit të tretë.

Por, pas ndeshjes, autori i golit të Çekisë Vaçlav Çernit u shpreh i zhgënjyer në lidhje me rezultatin, duke e konsideruar turp kosadministrimin e rezultatit pas shënimit të golit.

“Jo, nuk morëm një pikë sepse është një turp i madh që nuk ditën të menaxhojmë. Duhet të fajësojmë veten tonë. Nuk krijuam shumë. Krijuar më pak se sa donim dhe nuk ishim të rrezikshëm atëherë kur duhej të kërcënonim. Ne donim t’i bënim gjërat më të thjeshta me treshen sulmuese. Kërkonim një top të gjatë për t’i kapur të hapur dhe më pas të luanim futboll, por nuk erdhi pasimi ose nuk ishte momenti”, tha Çerni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026