Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët luajnë vepra botërore

12 Korrik 2025 | 19:01

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga kompozitorë të mëdhenj botërorë.

Koncertet u mbajtën në Muzeun Etnografik dhe në Galerinë e Artit, brenda Kullës së Kalasë, duke sjellë një përvojë unike ku arti dhe trashëgimia kulturore ndërthuren. Drejtori i Qendrës së Artit, Klinton Kapaj, thotë se ky aktivitet synon promovimin e artistëve të rinj në bashkëpunim me profesionistët e skenës.

“Është një bashkëpunim i rëndesishëm me të gjithë talentet e qytetit në sektorin e muzikës Ddhe me shkollën e muzikës, për të bashkëvepruar dhe bashkërenduar gjithë këtë aktivitet të rëndësishëm që ne sot kishim. Bashkia Elbasan gjithmonë i mbështet dhe i përkrah talentet e qytetit dhe ndërthur në çdo aktivitet artistët me eksperiencë dhe talentet e reja”, tha Klinton Kapaj.

Aktiviteti artistik “Virtuozët” u ndoq me interes edhe nga turistë të huaj, të cilët u shprehën kuriozë për aktivitete të tilla.

“Është një mundësi e mirë të dëgjoj një nga violinistët më të mirë në Shqipëri. Është hera ime e dytë që jam këtu, por hera e parë që dëgjoj muzikë në këtë vend, kështu që do të jetë një eksperiencë ndryshe, dhe jam shumë e lumtur. Ky vend ka një akustikë shumë të mirë, ndaj dëgjimi i muzikës këtu do t’i japë asaj dimensione ëndërrimtare dhe do të jetë një eksperiment interesant”, theksoi një turiste.

Sezoni artistik veror në Elbasan sapo ka nisur, me aktivitete që zhvillohen në hapësira publike dhe në objekte të trashëgimisë kulturore, duke i dhuruar qytetit net të mbushura me art dhe emocion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026