‘Celibashi të zbatojë kushtetutën’, Ristani: S’mund të lihet PD-ja jashtë zgjedhjeve
Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani deklaroi se Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi duhet të zbatojë kushtetutën dhe të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ristani u shpreh se PD-ja ka bërë kuvendin e saj, ka marrë vendime dhe ka një vendim gjykate që njeh statutin e miratuar më 11 dhjetor të vitit 2021.
“Kemi këtë situatë, që Partia Demokratike në shumicën e saj, ka bërë Kuvend dhe ka marrë vendime, i ka çuar për regjistrim në regjistrin e partive politike, gjykata e ka pranuar për t’i regjistruar dhe është krijuar ky makinacion duke e ankimuar çështjen dhe duke nxjerrë nga funksioni Gjykatën e Apelit.
Zoti Celibashi, sigurisht që mund t’i referohet edhe kushtetutës për të garantuar pluralitetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Do t’i kërkoja që të njohë PD-në, e cila ka zgjedhjet e fundit, ka bërë kuvendin e saj, ka marrë vendimet dhe e ka njohur Gjykata e Tiranës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Çfarë pritet të ndodhë në 11 shkurt? Ristani zbulon kauzën dhe pritshmëritë e PD-së
- Protesta e 11 shkurtit, skenari i Sali Berishës për tubimin dhe seancën e kuvendit
- Heshtja e Yuri Kim për çështjen e McGonigal? Ja si e komenton Ilir Meta
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:32 Agjentët e ICE përfshihen në një tjetër incident vdekjeprurës, vritet një meksikan në Maine
- 16:29 Britania dhe Zvicra synojnë të rrisin shërbimet me një marrëveshje të re tregtare
- 16:20 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 16:17 Po tentonte të shuante flakët në Kolorado, rrëzohet avioni në një rezervuar. Humb jetën piloti
- 16:09 Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
- 16:04 Ekzekutohet vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, vrasësit u maskuan si oficerë policie